Parashikimi, superkompjuteri “djeg” spanjollët në çerekfinalet e Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 16:37

Parashikimi, superkompjuteri “djeg” spanjollët në çerekfinalet e Champions

Liga e Kampioneve ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, teksa mbrëmë janë luajtur dy takimet e para çerekfinale. Natyrisht në këtë fazë nuk mund të mungojnë parashikimet.

495441-superkompjuteri-parashikon-fituesin-e-liges-se-kampioneve-pas-hedhjes-se-shortit-per-fazen-e-eliminimit-direkt

Kështu superkompjuteri i “Opta”-s ka bërë dhe ai parashikimet duke u nisur mbi modele statistikore dhe verdikti i dhënë ka pasur mjaft surpriza. Kështu, superkompjuteri ka parashikuar se asnjë nga tri skuadrat spanjolle nuk do të kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa surpriza tjetër do të jetë eliminimi i Bajernit të Mynihut nga Arsenali.

Në duelin mes Sitit dhe Realit, shanset janë 60 me 40 për anglezët. Pak a shumë në këto shifra luhet dhe dueli mes Arsenalit dhe Bajernit në favor të londinezëve, teksa Parisi kalon Barçën dhe Dortmundi eliminon Atletikon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"