“Pano Qirko është portieri më i mirë i kampionatit”, Shehi në prag të duelit me Kukësin: Duam gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 11:23

“Pano Qirko është portieri më i mirë i kampionatit”, Shehi në prag të duelit me Kukësin: Duam gjysmëfinalen e Kupës

Nesër në orën 13:30, Partizani do të përballet me Kukësin në transfertë, në ndeshjen e vlefhme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli, trajneri Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

shehi

“Derbi ka kaluar para pak ditësh, ka shumë rëndësi për ne, opinionin dhe ambientin këtu brenda kur kalohet me sukses. I gjithë përqëndrimi është nesër tek çerekfinalja. Ne jemi në fazë që edhe pak mbledhim frytet e sezonit. Dua të shkojmë sa më larg në të dyja kompeticionet e kemi vlerësuar ndeshjen e nesërme që është çerekfinale dhe duam gjysmëfinale. Kemi përqëndrim dhe vlerësim.

Grupi është i plotë, do të mundohemi të bëjmë zgjidhjet më efikase, ndonjë lojtar mund të ketë pak elementin e ngarkesës. Mundohemi të freskojmë skuadrën. Kur futet edhe Kupa në mes, ne kemi njëk ontingjent të plotë për të pritur këtë ndeshje. Është mirë që ndonjëherë ndeshjet janë shpesh, skuadrës kundërshtare i ka ndryshuar edhe njëherë trajner. Uroj ti ecë mbarë atje ku ka shkuar sepse i injekton skuadrës grintë, për nesër mbetet të shohim.

Duhet të lexojmë situatat dhe ti përgjigjemi skuadrës. Unë mendoj që kemi dy portierë shumë të mirë, jemi te qetë dhe pa asnjë lloj frike kush mund të jetë në portë. Pano është portieri më i mirë i kampionatit dhe klubi ka investuar tek ai, Albani ka eksperiencë mbi supe dhe prandaj e thërrasim në ndeshje të caktuar”, tha ai.

SGFG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"