Pakult “shtrydh” ekipin, fitorja ndaj Skënderbeut “shpëton” rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 16:16

Pakult “shtrydh” ekipin, fitorja ndaj Skënderbeut “shpëton” rrogat

Peter Pakult shtrydh ekipin në stërvitje pas barazimit me Laçin. Skuadra dje ka u përgatit në Pezë Helmes në orën 11:00. Tekniku nuk e ka marrë parasysh ngarkesën e madhe që lojtarët kanë pasur, ndërsa dihet që kanë luajtur plot 3 ndeshje në 8 ditë (ndaj Partizanit më 14 prill, më 18 kundër Laçit për Kupë dhe 22 ndaj të njëjtit kundërshtar në kampionat). Verilindorët duan me çdo kusht fitoren në Korçë, ndaj edhe stafi teknik është përqendruar që të mbajë ekipin në tonus.

Kukesi

Safet Gjici deklaroi për gazetën se nëse ekipi nuk merr tri fitore radhazi, futbollistët nuk do marrin rrogat. Ndeshja e parë u “dogj”, pasi skuadra barazoi në Laç, por burime pranë klubit verilindor bëjnë me dije se me një trepikësh në Korçë, presidenti mund të ndryshojë mendje, pra ta anulojë vendimin e parë.

gjici

Kreu i klubit nuk është kursyer kurrë me ekipin, por skualifikimi nga Kupa e Shqipërisë bëri që ai të ndryshonte në 360 gradë dhe të vendoste kushte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"