Pak dilema për formacionin, vetëm një mungesë për Dinamon ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 23:06

Pak dilema për formacionin, vetëm një mungesë për Dinamon ndaj Partizanit

Atmosfera në kampin dinamovit është e qetë para derbit me Partizanin. Gjendja psikologjike pas rezultateve të fundit është e mirë, ndërkohë që mungesa e vetme aktualisht është ajo e mbrojtësit Stivian Janku, të skualifikuar për shkak kartonësh.

DINAMO

Probleme fizike ka pasur Gasama Karamba, por nuk është se ai ka luajtur deri tani dhe nuk i prish planet e trajnerit Dritan Mehmeti. Rikthehet kapiteni Rustem Hoxha, që mungoi ndaj Erzenit për shkak kartonësh. Stafi teknik i bluve ka edhe tri ditë kohë për të përgatitur derbin me Partizanin, por nuk është se ka dilema sa i takon formacionit.

Përveç rikthimit të Hoxhës, nga minuta e parë pritet të kthehet edhe Kaçori në sulm, duke marrë vendin e Tahirit. Mbetet të shihet, nëse Vila do ta nisë sërish nga stoli, apo si titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"