Kritikat s’do mungojnë, të gjithë janë bërë ekspertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 12:45

Kritikat s’do mungojnë, të gjithë janë bërë ekspertë

ARMAND DUKA

Uroj që fillimi i këtij sezoni të jetë i mbarë, uroj që të kemi një sezon futbollistik me sa më shumë garë, uroj që të kemi sa më shumë “fair-play” dhe sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve. Jemi mësuar nga viti në vit të themi se ky kampionat Duka Armandishte më i bukur se paraardhësi, por uroj që të themi edhe për këtë që po nis, që është më i bukur se ai që shkoi.

Futbolli është një lojë e gabimeve dhe duke qenë e tillë, patjetër që ka kritika të shumta. Aq më tepër që është një lojë që e dashurojnë të gjithë dhe e shikojnë të gjithë. Në një lloj mënyre jam i kënaqur që janë bërë të gjithë ekspertë dhe në këtë ambient patjetër që do të ketë kritika. Ka kritika që janë reale dhe njerëzit duhet të mbajnë shënime për t’i përmirësuar, por ka edhe kritika që nuk ekzistojnë, edhe pse janë pjesë e lojës.

Ajo çfarë e mban këtë lojë është “fair-play” dhe respekti. Uroj që kjo të ndodhë edhe në edicionin që sapo do të nisë. Shpresoj të ketë sa më shumë respekt për kundërshtarët dhe të gjithë ata që luajnë. Të ketë sa më shumë respekt për spektatorët, pra respekt për gjithkënd.

ekipi_kampion_2017

Tani fillon një sezon futbollistik për gjithçka, edhe pse në vitrinën kryesore mund të jetë Kombëtarja apo Kategoria Superiore. Futboll luhet në çdo cep të Shqipërisë dhe ne jemi të interesuar që të shkojë mbarë dhe mirë gjithçka. Të gjithë duhet të edukohen sportivisht.

Duka FSHF

Fëmijët duhet të merren me sport dhe futboll, duke lënë pas gjërat e tjera. Të kemi aktivitete gjithkund, duke filluar nga shkollat, Ligën Amatore dhe futbollin e sallës. Kjo është detyrë e gjithë komunitetit të futbollit dhe uroj që të kemi akoma më shumë njerëz që luajnë futboll.

duka

Sa i përket kampionatit, ajo çfarë është më e rëndësishme është që të kemi një nivel më të mirë. FSHF kontribuon maksimalisht për të organizuar këtë garë, por ndikojnë shumë në cilësi dhe kontributin në këtë garë vetë klubet. Me këtë rast uroj që klubet të jenë akoma më të organizuara, edhe pse kanë progresuar shumë në vitet e fundit. Shpresoj që këtë vit të progresojnë akoma edhe më shumë.

* mesazhi i presidentit të FSHF-së para startit të kampionatit 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"