“Nuk u stërvitëm siç duhej për shkak të shiut”, Ahmataj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 20:20

“Nuk u stërvitëm siç duhej për shkak të shiut”, Ahmataj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Tirana barazoi në shtëpi përballë Vllaznisë. Një rezultat që nuk i kënaq bardheblutë, të cilët u futën në fushën e lojës, vetëm për 3 pikë. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i 24-herë kampionëve të vendit Juljan Ahmataj, foli për problemet që hasi skuadra e tij në këtë përballje duke deklaruar:

bandicam 2019-11-08 20-11-37-220

Çfarë  nuk funksionoi te skuadra?

Në momente të caktuar skuadra nuk funksionoi. E ndjemë presionin e rezultatin. Edhe pse nuk ishte me tifozi, e kemi ndjerë presionin. Duhet të punojmë shumë që të jemi në ekuilibër. Në të kundërt, çdo punë që bëhet hidhet punë. E marr unë përsipër këtë situatë, që ti çoj lojtarët të bëjnë atë që duhen.

A ka të njëjtat pretendime Tirana?

Tirana ka të njëjtat pretendime. Edhe në fazën e parë mblodhëm 15 pikë, ndërkohë që fazën e dytë kemi mbledhur 5 pikë. Na ngelet detyrë të fitojmë. Në 3 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol. Ekuilibrat mbrojtëse në këtë ndeshje u prishën. Kjo gjë duhet rregulluar.

Zëvendësimet jo në momentin e duhur…

Është e vërtetë që ne duhet të rregullonim diçka. Celhaka dhe Ismajlgeci kishin ngarkesë të madhe. Kanë luajtur 2 ndeshje. Patën vështirësi në organizimin e lojës. Unë duhet ta kisha menduar më përpara këtë gjë. Duheshin lojtarë më me eksperiencë. Të 3 lojtarë që unë lash në fushën e lojës, si Vangjeli dhe Osmani janë të shpejt. Imami është pozicional.

Ne ekuilibrin duhet ta kishim rregulluar më përpara. Nuk kishim kohë për ta përgatitur këtë mënyrë lojë. Na detyroi rezultati, për të shtuar forcat sulmuese. Kam aktivizuar Dokën sepse kërkoja futjet nga brenda. Patëm mundësi për ta bërë këtë gjë më mirë. Duhet kohë që të vijmë aty ku duhet. Po fillojmë të bëhemi një skuadër shumë e fortë.

Rritmi i duhet të ishe më i lartë te qarkullimi i topit…

Ky ishte një problem që ia shpreha skuadrës në pushim të ndeshjes. U pah dukshëm që nuk ishte në shpejtësinë e duhur. Duhet akoma më shumë punë për ta realizuar këtë.

Pse nuk funksionuan goditjet standarte?

E kemi pasur të pamundur t’i zhvillojmë në fushë goditjet standarte. I kemi përdorur vetëm duke i parë në video. Shiu na është bërë pengesë. Fusha ka qenë me ujë, e ka bërë të pamundur, praktikimin e këtyre skemave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"