Nuk mjaftoi turpërimi në fushë, Ramos poshtëron Argjentinën edhe jashtë saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2018 | 10:30

Nuk mjaftoi turpërimi në fushë, Ramos poshtëron Argjentinën edhe jashtë saj

Mbrojtësi dhe kapiteni i Spanjës, Serxho Ramos, ishte kategorik në përshkrimin e tij për rivalët argjentinas pas fitores 6-1 në “Vanda Metropolitano”: “Pa Mesin, ata janë inferiorë”.

we

Lojtari i Realit të Madridit ishte i kënaqur me paraqitjen e Spanjës pas suksesit në miqësoren e së martës, i cili i ngre moralin skuadrës së Hulen Lopetegit përpara Kupës së Botës. “Është gjithnjë bukur kur fiton ndeshje të mëdha dhe ku praktikisht gjithçka shkon shkëlqyeshëm”.

Dhe pas barazimit në miqësoren e së premtes kundër Gjermanisë (1-1 në Dyzeldorf), iberikët nuk mund të merrnin përgjigje më të mirë në dy testet me dy nga peshat e rënda që pretendojnë të triumfojnë në Rusi pas tre muajsh. “Duke përfshirë edhe rezultatin kundër Gjermanisë, kjo është mënyra më e mirë për t’iu drejtuar Botërorit”.

_100593505_rexfeatures_9478764cu

Por, mungesa e liderit të Argjentinës, Lionel Mesi, natyrisht që ia bëri më të lehtë europianëve fitoren me rezultatin tenistik: “Nuk është momenti për të rrahur gjoksin. Leo është një futbollist i shkëlqyer, një lojtar unik dhe skuadra argjentinase është inferiore pa të në fushë. Argjentina me Mesin është pa dyshim më e fortë”.

Në fund, ai kujtoi edhe miqësoren që Spanja humbi në “Monumental”, menjëherë pasi ishte shpallur kampione bote. “Më kujtohet që Argjentina na shënoi katër gola në fushën e River Plejtit. Por, tani ai kujtim është zëvendësuar me këtë të fundit që është pozitiv”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"