Nuk kanë vendosur ende për stolin, Kastrioti nis nga porta/ Ja cilit i besohet katërkëndori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2023 | 23:12

Nuk kanë vendosur ende për stolin, Kastrioti nis nga porta/ Ja cilit i besohet katërkëndori

Kastrioti është “çmontuar” i gjithi. Largimet kanë qenë masive dhe shumë pak lojtarë të ekipit të Superiores kanë rezistuar.

kastrioti

Janë në total 13 futbollistë që kanë shkëputur zyrtarisht marrëdhëniet me klubin, duke filluar nga kapiteni Abaz Karakaçi, e për të kaluar me radhë te Silvio Zogaj, Bedri Greca, Edon Hasani, Milosh Stojanoviç, Armando Rami, Mustafa Kamara, Olauale Onanunga, Martin Prenkoçeviç, Edmir Sali, Spartak Ajazi, Adolf Selmani apo Santiago Selmani.

Drejtuesit nuk po qëndrojnë duarkryq, sidoqoftë. Edhe pse ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me trajnerin e ri, po planifikojnë ndërtimin e skuadrës që do të konkurrojë në Kategorinë e Parë. Zyrtarisht nuk e kanënisur me afrimet, por pa gjë nuk janë. Fillimisht do të blindojnë disa nga elementët që ukanë mbetur.

livio malaj

Nga burime pranë klubit, mësojmëse krutanët po mendojnë ta nisin nga katërkëndori ndërtimin e ekipit. Porta pritet t’i besohet Livio Malajt, që sezonin e shkuar shihet si alternativë në mungesë të Edmir Salit. 21-vjeçari nuk është totalisht pa eksperiencë dhe sa herëka luajtur, ka treguar se sa vlen. I gatshëm për portën do të jetë edhe 18-vjeçari Andi Saliu, qëvjet ishte i tretë.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"