Nuk ka pushim për Kukësi, trajneri Stavri Nica “shtrydh” lojtarët dhe pret reagimin kundër Laçit në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2023 | 15:32

Nuk ka pushim për Kukësi, trajneri Stavri Nica “shtrydh” lojtarët dhe pret reagimin kundër Laçit në kampionat

Stavri Nica ka përfituar nga pushimi i kampionatit për të kryer një minifazë përgatitore me skuadrën e Kukësit. Thuhet kështu, pasi fill pas ndeshjes me Partizanin, ku blutë u mundën në shifrat 4-3, Nica urdhëroi të tijtë të mos bënin fare pushim, por të riktheheshin menjëherë të nesërmen në stërvitje.kukesi stavri nica

Nuk mund të thuhet se ishte një dënim nga ana e trajnerit për ekipin, por e ka parë si domosdoshmëri për të përfituar nga pushimi paksa më i zgjatur. Vetëm ditën e djeshme tekniku u tregua “zemërgjerë” dhe la të pushojë skuadrën e tij një ditë, për t’iu rikthyer sërish ditën e sotme dhe vijuar përgatitjet për sfidën me Laçin. Gjatë këtyre ditëve, Nica u ka nxjerrë “shkumën” lojtarëve në stërvitje, ku ka dhënë shumë ngarkesa nga ana fizike, pasi mesa duket kreu i pankinës sheh ende mangësi në këtë aspekt.

Edhe mëherët, Nica e ka shprehur hapur se lojtarët vijnë pas problemevenga ana fizike dhe po mundohet t’i sjellë në formën optimale. Dihet qe Kukësi nuk ka shumë cilësi këtë sezon në skuadër dhe trajneri kërkon që mungesën e cilësisë ta rikuperojë me anën fizike. Si një strateg i vjetër i futbollit shqiptar, Nica beson se mjaftonqë me anën fizike skuadra të jetënë parametrat e duhura dhe bëhet më e thjeshtë për të marrë rezultatin më pas.

RIKTHIMET –Në ndeshjet e fundit Kukësi ka pasur mungesën edy lojtarëve të rëndësishëm përarsye dëmtimesh. Bëhet fjalë përsulmuesin Atdhe Rashiti dhe mesfushorin Daniel Momoh. Po punohet intensivisht edhe nga stafi mjekësor që këta dy lojtarëtë rikthehen sa më shpejt në skuadër dhe ka shpresa se mund të jenë të paktën në pankinë përsfidën ndaj Laçit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë deri më fundjavë se si do të jetë gjendja e tyre, në të kundërt sërish Nicado të hedhë sytë nga të tjera alternativa në skuadër. Për fat të mirë, kontingjenti tjetër i lojtarëve është i gatshëm dhe nuk ka as lojtarë të dënuar për arsye kartonësh. Ndaj Laçit, Kukësi do të kërkojë me çdo kusht fitoren, edhe për faktin se luan në shtëpi përballë publikut të vet. Aktualisht blutë mbajnë vendin e funditnë renditje, ndaj vetëm fitorja u bën punë.

VLADIMIR MEMA -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"