Nuk do ketë investime marramendëse, zbulohet plani i Skënderbeu për rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 10:01

Nuk do ketë investime marramendëse, zbulohet plani i Skënderbeu për rrogat

Skënderbeu nuk do të jetë më ai i viteve të arta dhe kjo është kuptuar qartazi. Lënia në fuqi e dënimit nga Gjykata Federale e Zvicrës ishte goditja e fundit për korçarët në përpëlitjet e tyre për të mbajtur ekipin në nivele të larta. Tani Ardjan Takajn dhe klubin i gjen në një pozicion krejt tjetër, me dëshirën për të bërë maksimumin dhe për të mbajtur në këto nivele futbollin korçar.

Skenderbeu-Korabi

Kjo, jo për shkak të largimeve, por edhe pamundësisë së Skënderbeut për të bërë investime të rëndësishme në sezonin e ri. Duket qartazi tashmë se korçarët nuk e kanë forcën për të diktuar në merkato dhe janë përqendruar në ndërtimin e një ekipi të ri dhe pa shumë kosto financiare, por mbi të gjitha duke u përpjekur të bëjë “bingo” në afrimin e lojtarëve dhe zbulimin e talenteve për të përfituar në të ardhmen diçka financiarisht nga shitja e tyre.

Nuk ka më investime marramendëse pasi fuqia e Skënderbeut për të përballuar pagën e lojtarëve, sipas burimeve në klub, është vetëm 1000 euro në muaj. Në të tilla kushte mund të quhet fat fakti që si Bicaj ashtu edhe Qaqi janë bashkuar me ekipin, me të parin që ka bërë një gjest dashurie për këtë klub duke hequr dorë nga rroga e madhe vetëm që të kthejë borxhin qytetarisë korçare që e ka mikpritur për disa sezone në periudhën e Skënderbeut të artë.

 

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"