Nr. 10 i ri i Shpresave, Dobra: Kush vesh fanellën e Shqipërisë duhet të luajë me zemër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2021 | 0:02

Nr. 10 i ri i Shpresave, Dobra: Kush vesh fanellën e Shqipërisë duhet të luajë me zemër

Armando Dobra prej vitesh është një nga elementët më të spikatur në përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, Fillimisht me U19 e tashmë me U21, ai është kthyer në një element të rëndësishëm dhe po tregon më së miri vlerat e tij,

dobra

Këtë radhë, Dobra ishte protagonist në suksesin 2-0 ndaj Sllovenisë, duke shënuar një gol të pazakontë për një numër 10 si ai që mban në shpinë, një gol me kokë, por gjithsesi shumë të vlefshëm për fitoren e U21.

“Jam shumë i lumtur që shënova gol, por më shumë i lumtur jam që fituam një ndeshje shumë të vështirë. E merituam fitoren, luajtëm shumë mirë kundër Sllovenisë dhe e merituam plotësisht”, tha ai për RTSH.

“Ekipi ka luajtur me zemër, kur luajmë me fanellën e Shqipërisë, duhet të luash me zemër. Duhet ta bëjnë të gjithë dhe e kanë bërë edhe ata që ishin në stol. Të gjithë lojtarët që kanë luajtur kanë dhënë maksimumin dhe të dyja ndeshjet i kemi fituar me zemër. Trajneri na kërkoi të shtyjmë më lart, të bëjmë presing lart. Sllovenia e dorëzoi topin shpesh dhe ne kemi lojtarë shumë të talentuar, të gjithë futbollistët e Shqipërisë kanë cilësi dhe kur kemi topin krijojmë rastet. Golin ia dedikoj familjes, më kanë ndjekur kudo, si në Angli, si në Shqipëri. Goli është për ta”, u shpreh Dobra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"