Notat e skuadrave/ Njihuni me emrat që spikatën dhe zhgënjyen në javën e 31-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 11:25

Notat e skuadrave/ Njihuni me emrat që spikatën dhe zhgënjyen në javën e 31-të të Superiores

“Panorama Sport” ju paraqet notat e skuadrave për atë që dhanë në javën e 31-të të Superiores, formacionin më të mirë dhe të dobët të kësaj jave.

superiore

EGNATIA 8.5 – Ka fituar një ndeshje të rëndësishme, duke konfirmuar veten si forcë e parë e kampionatit. Rrogozhinasit kanë thelluar diferencën në krye të klasifikimit, duke përfituar nga humbja e Vllaznisë, por mbi të gjitha kanë triumfuar kundër një rivali direkt. Një ndeshje e interpretuar shumë mirë.

LAÇI 8 – Një fitore në fushën e Vllaznisë dhe me përmbysje, sigurisht që meriton të vlerësohet. Laçi konfirmoi momentin e mirë edhe në “Loro Boriçi”, pas fitores me Teutën. Kurbinasit kanë luajtur shumë mirë ndaj Vllaznisë dhe janë treguar efikasë në rastet e krijuara.

TEUTA 7.5 – Reagim mjaft i mirë pas dy humbjeve radhazi nga Teuta. Nuk është aspak e lehtë të fitosh në Korçë, ku vuajnë edhe skuadrat më të mira të kampionatit, megjithatë durrsakët ia dolën të marrin 3 pikë të arta në garën e mbijetesës.

DINAMO 7.5 – Dinamo është treguar një skuadër pragmatiste ndaj Erzenit, duke e zgjidhur ndeshjen me dy episode. “Nëndetësja” ka shfrytëzuar aftësitë e lojtarëve të saj dhe gabimet e kundërshtarit për marrë fitoren e radhës, e treta në katër ndeshjet e fundit.

TIRANA 6.5 – Rikthehet te fitorja në një ndeshje ku vuajti jo pak, edhe pse luante ndaj Kukësit të vendit të fundit. Shfrytëzoi një moment për të goditur me golin e fitores, që ishte e domosdoshme në këtë moment.

KUKËSI 5.5 – Një ndeshje e mirë nga ana e kuksianëve, me ritëm loje dhe raste për shënim. Vërtet pa fat skuadra e Devollit, që në dy raste u ndal nga traversa, ndërkohë që i mungon edhe një penallti. Meriton një vlerësim për shpirtin e garës.

PARTIZANI 4 – Pas gabimit me Vllazninë, ku nuk shkoi më shumë se barazimi, Partizani tregoi dobësi kundër Egnatias rivale. Ishte një provë force, por kampionët në fuqi, me përjashtim të disa momenteve të mira, bënë pak për të marrë pikë në këtë transfertë.

SKËNDERBEU 4 – Pas asaj ndeshjeje shumë pozitive me Tiranën në fushën e vet, Skënderbeu nuk ishte në një ditë të mirë kundër Teutës, duke dalë pa pikë. Korçarët bënë pak në këtë 90- minutësh për të marrë rezultat pozitiv.

ERZENI 4 – Gabime të pafalshme nga ana e shijakasve në një ndeshje shumë të rëndësishme, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të shënonte dy gola. Gabime po ashtu edhe në sulm, ku shënjestra e sulmuesve ishte krejtësisht e pasaktë.

VLLAZNIA 3 – Pritej dalja nga kriza, por ndodhi e kundërta. Vllaznia e thelloi krizën me një tjetër humbje, duke mos ditur të menaxhojë avantazhin 1-0. Loja e shkodranëve la për të dëshiruar në këtë 90-minutësh.hfdhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"