Një tjetër talent “emigron” nga Vllaznia, Vecaj firmos te Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2017 | 19:31

Një tjetër talent “emigron” nga Vllaznia, Vecaj firmos te Dinamo e Zagrebit

Vllaznia ka realizuar një transferim që pritet të sjellë të ardhura në arkat e klubit, por edhe të fillojë një bashkëpunim të frytshëm me një nga skuadrat më të njohura në Ballkan, atë të Dinamos së Zagrebit. Sipas “Shkodra Sport”, mesfushori 20-vjeçar shkodran Uendi Vecaj, ka firmosur sot për klubin e njohur kroat.

Vecaj

Nuk është bërë ende e ditur se si është formula me të cilën transferohet futbollisti shqiptar në kampionatin kroat dhe nëse Dinamo e Zagrebit do ta mbajë në radhët e saj apo do ta japë në huazim atë. Por me sa duket futbollisti ka bindur plotësisht në provën që zhvilloi pak ditë më parë në këtë klub me “bekimin” e Vllaznisë dhe tani i është kërkuar që të nënshkruajë kontratën me të.

Me largimin e Vecajt, Cungu humb një opsion mjaft interesant për mesfushën e skuadrës së tij, por në këtë mënyrë klubi pritet të nisë një bashkëpunim të frytshëm me kroatët, me shpresën që të huazojë nga ata lojtarë të cilët nuk gjejnë hapësira me Dinamon e Zagrebit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"