Një përforcim për kampionët, Ballkani prezanton brazilianin që kërkonte Ilir Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 19:21

Një përforcim për kampionët, Ballkani prezanton brazilianin që kërkonte Ilir Daja

Klubi i Ballkanit vazhdon me ndërhyrjet në merkato, teksa sot ka prezantuar një tjetër afrim të rëndësishëm për ta vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Mesfushori brazilian Kueven da Silva Inacio është bërë pjesë e skuadrës nga Suhareka.

kueven

Mesfushori i qendrës, në edicionet e fundit ka spikatur me fanellën e Shkupit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe ishte kthyer në objektiv të merkatos së shumë klubeve në rajon. Në fund, oferta e Ballkanit ka bindur mesfushorin 25-vjeçar i cili ka firmosur sot marrëveshjen me klubin.

Në edicionin aktual, Kueven ishte aktivizuar në 21 ndeshje në kampionat dhe në sfidat që Shkupi luajti në kualifikueset e Ligës së Konferencës, teksa shënoi 4 gola e dha 3 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"