“Një përforcim i madh”, futbollisti i rëndësishëm i Fulhemit i thur elozhe Armando Brojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 20:30

“Një përforcim i madh”, futbollisti i rëndësishëm i Fulhemit i thur elozhe Armando Brojës

Huazimi i Armando Brojës nga Çelsi te Fulhemi ishte një nga transferimet më të bujshme në këtë merkato janari në Premier Ligë. Ylli i Kombëtares shqiptare, kërkon të shndërrohet në protagonist, falë potencialit dhe klasit që disponon. Nuk kanë munguar elozhet për Brojën edhe nga shokët e rinj të skuadrës.  

broja

Mesfushori portugez Zhoao Palhinja, që është një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Fulhemi, e ka konsideruar Brojën si një përforcim të madh.  

“Armando Broja është një futbollist që do të na ndihmojë për të arritur objektivat që ne kemi këtë sezon. Ai padyshim që është një përforcim i madh për ne dhe unë e shoh që është përshtatur shumë shpejt”, është shprehur mesfushori portugez. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"