Një nga më të mirët në fushë, sulmuesi shqiptar kontribuon me gol në fitoren e Genkut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 22:20

Një nga më të mirët në fushë, sulmuesi shqiptar kontribuon me gol në fitoren e Genkut

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri po kalon një moment të mirë në elitën e kampionatit belg, kësaj radhe duke kontribuar me gol në fitoren e Genkut me rezultat 3-1 ndaj Molenbik. 

Screenshot-2024-02-17-195348-780x439

Genk luajti sot  ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 26-të në Pro League, duke u rikthyer tek fitoret pas një serie negative të rezultateve. 

Zeqiri këtë sfidë e nisi nga stoli, për t’u aktivizuar në lojë në minutën e 64-të dhe për të lënë gjurmë në fund. 

24-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 92-të të takimit pas asistimit të Zakaria El Ouahdi, duke i dhënë fund përfundimisht dilemës së fituesit. 

Për këtë gol dhe për performancën e mirë, Zeqiri u vlerësua me notën 7.1 nga SofaScore, ku përveç golit fitoi edhe dy duele. Ky gol ishte i pesti për Andi Zeqirin këtë sezon. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"