Një mungesë e sigurtë dhe një në dyshim, Laçi ka gati kurthin për Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 10:15

Një mungesë e sigurtë dhe një në dyshim, Laçi ka gati kurthin për Dinamon

Laçi pret sot në orën 13:30 Dinamon, në një ndeshje kusynon rikthimin te tri pikët.

laci

Kurbinasit e drejtuar nga Mirel Josa vijnë pas barazimit në transfertë kundër Egnatias kryesuese dhe morali është i lartë për të arritur një fitore me blutë. Mungesa e vetme për trajnerin do të jetë ajo e mbrojtësit të majtë, Indrit Prodani, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonë vetë verdhë. Lojtari kurbinas u afrua këtë janar te skuadra evendlindjes pikërisht nga blutë e kryeqytetit, ku luajti për dy vite.

Josa mund të mos ketë këtë takim as brazilianin Uilliam Melo, i cili mungoi për shkak dëmtimi edhe kundër Egnatias. Megjithatë, alternativat janë për të dyja pozicionet ku do të ketë mungesa. Gjasat janë që në krahun e majtë të mbrojtjes të spostohet braziliani tjetër, Kristian Matheus Lima. Ndërsa pritet një rikthim si titullari të riut Tresa, i cili bashkë me Bajramajn dhe Soboualen, do të formojnë repartin ofensiv. Në mesfushë duken të sigurtë Kryeziu, Qato dhe Ujka, me këtë të fundit që po kalon një formë të shkëlqyer.

laPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"