Një lojtar stërvitet i veçuar, Partizani me ndryshime ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 8:29

Një lojtar stërvitet i veçuar, Partizani me ndryshime ndaj Kukësit

Partizani zbriti dje për herë të fundit në stërvitje para betejës së sotme ndaj Kukësit, në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena”.

partizani

Luhen çerekfinalet dhe Partizani nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për të dyja kompeticionet, ndikuar edhe nga fakti se ka një skuadër me shumë lojtarë dhe ka kapacitet për t’i përballuar edhe ngjeshjet e ndeshjeve. Në stërvitjen e djeshme ishin të gjithë të pranishëm, përveç Albers Kekos. Sulmuesi do të dojë më shumë se dy javë për tu rikuperuar. Sakaq, Bintsuka prej disa ditësh po stërvitet me ekipin dhe sot do të jetë pjesë e ekipit.

Mbetet për tu parë nëse trajneri Shehi do ta shohë të arsyeshme ta aktivizojë. Ndërkaq, Saliu Sembene dje u stërvit i veçuar. Nga klubi bëjnë me dije se mbrojtësi ka një problem minimal muskulor, që e detyron të ndalet në këtë ndeshje, për të qenë në gjendjen e duhur ndaj Skënderbeut të dielën. Senegalezi ka luajtur si titullar një pjesë të mirë të ndeshjeve dhe ka formuar një dyshe solide me Sotën. Sa i përket formacionit, Shehi pritet të bëjë disa ndryshime nëpër reparte, për të lënë pushim lojtarët me probleme fizike, apo ata që kanë luajtur pa u ndalur në gjithë këtë sezon. Dje skuadra ka udhëtuar drejt Kukësit.

PA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"