Një lojtar me grip dhe 7 në stërvitje të diferencuar, kuqezinjtë nisin përgatitjet për Çekinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 19:06

Një lojtar me grip dhe 7 në stërvitje të diferencuar, kuqezinjtë nisin përgatitjet për Çekinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot stërvitjet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e kualifikuesve të Euro 2024 që luan ndaj Çekisë të enjten. Një grumbullim që ka nisur jo me grupin e plotë, edhe pse kanë mbërritur në vendin tonë të gjithë lojtarët.

kombetarja bajrami asllani uzuni gjimshiti

FSHF ka konfirmuar se Qazim Laçi është lënë pushim pasi po kalon një situatë gripale, ndaj nuk ka marrë pjesë në stërvitje teksa gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor. Njëkohësisht janë 7 lojtarë të cilët për shkak të impenjimeve me klubet përkatëse gjatë fundjavës, kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar me një program rikuperimi.

Ylber Ramadani, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Elseid Hysaj dhe Elhan Kastrati kanë qenë ata që janë stërvitur veçmas pjesës tjetër të skuadrës në këtë seancë të parë.

Kështu, Silvinjo ka zhvilluar ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës, si dhe një ndeshje kontrolli ku ka përdorur lojtarë të kombëtares U19 të cilët po përgatiten gjithashtu për dy ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"