Një gjyqtar italian kërkon të drejtojë në kampionatin shqiptar, dje bëri “provën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 13:06

Një gjyqtar italian kërkon të drejtojë në kampionatin shqiptar, dje bëri “provën”

Ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Laçit që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, ka shërbyer jo vetëm për dy trajnerët e ekipeve, por edhe për ata të arbitrave.

gjyqtari italian

Dje, gjyqtari kryesor i takimit ka qenë një gjyqtar italian. Mikele Sasoneli është një nga gjyqtarët që mësohet të ketë arbitruar në Serinë D italiane dhe po testohet në mënyrë që të mund të aktivizohet në Kategorinë e Parë në vendin tonë.

Sasaneli ka drejtuar në të kaluarën në Serinë D për zonën e Puljas, por është zhvendosur në Shqipëri dhe kërkon që të ketë mundësitë që të vazhdojë këtë profesion në vendin tonë. Fjala i kalon sektorit të gjykimit në FSHF, që do të marrë vendimin rreth këtij gjyqtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"