“Niveli i kampionatit ka rënë shumë”, kapiteni i Kukësit: Nica ka sjellë një frymë të re në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 22:23

“Niveli i kampionatit ka rënë shumë”, kapiteni i Kukësit: Nica ka sjellë një frymë të re në skuadër

Kapiteni i Kukësit, Angelo Tafas, i gëzohet ecurisë pozitive të skuadrës në tri javët e fundit, por gjithsesi kërkon të mbajë me këmbë në tokë skuadrën dhe të ulë euforinë. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, ai pohon se nuk ka asgjë rastësore në këtë “rilindje”, pasi e sheh të gjithën si meritë të teknikut Stavri Nica.

tafas

Tafasin nuk e shqetëson aktualisht renditja, sepse është vetëm fillimi i kampionatit, në një kohë që sheh se të gjitha ekipet po hasin vështirësi për të marrë pikët. Në fund, portieri shpreson te një tjetër rezultat pozitiv, kësaj here ndaj Partizanit në transfertë.

Tafas, shtatë pikë në tri ndeshje, Kukësi duket i rilindur…

Ne duhet të vazhdojmë me këtë ecuri pozitive dhe kjo arrihet me shumë punë. Duhet të bëjmë edhe më shumë autokritikë, edhe atëherë kur gjërat shkojnë mirë.

E prisnit një ecuri pozitive këto javët e fundit?

E prisnim dhe asgjë nuk është rastësore. Trajneri Nica ka sjellë një frymë të re në skuadër. Të gjithë kemi më shumë detyra në aspektet tekniko – taktike dhe po japin frytet në këto javë të fundit.

Megjithatë, ekipi ende has vështirësi për të fituar, pse ndodh kjo?

Nuk mund të them se jemi vetëmne që po hasim vështirësi për t’i fituar ndeshjet. E njëjta situatë duket me të gjitha ekipet, pasi mesa duket niveli i kampionatit ka rënë paksa.

Gjithsesi, skuadra është sërish në vendin e fundit, kur mendoni se do t’i largoheni këtij pozicioni?

Është vetëm fillimi i kampionatit dhe renditja nuk ka ndonjëdomethënie të madhe. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë kësajgjëje. Mjafton të themi që menjë fitore mund të ngjitesh edhenë vendin e tretë, ndaj nuk nashqetëson shumë ky fakt përmomentin.

Në disa raste golat vijnë për shkak të gabimeve, mos ndoshta lidhet me presionin që ka Kukësi?

Nuk mund të them presion, sepse nuk kemi. Më shumë mendoj seka të bëjë eksperienca. Dihet qëdisa lojtarë janë pa eksperiencë dhe nuk kanë luajtur, ndaj është normale që mund të ketë edhe gabime.

Këtë javë luani me Partizanin, si e prisni?

Personalisht, mendoj që Partizani është ekipi më i disiplinuar taktikisht sa i përket këtij kampionati. Normalisht që do të jetë e vështirë, por ne do të bëjmë maksimumin tonë si ndaj çdo kundërshtari.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"