Ngrihet sipari/ Basketbolli nis sot sezonin me Kupën e FSHB-së (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 11:25

Ngrihet sipari/ Basketbolli nis sot sezonin me Kupën e FSHB-së (KALENDARI)

Federata Shqiptare e Basketbollit do të hapë sot kalendarin e aktiviteteve zyrtare për sezonin 2022-2023, teksa do të ngrejë siparin Kupa e FSHB-së.

BASKETBOLL 1

Ky trofe është edhe kompeticioni i parë zyrtar sezonal dhe ashtu sikurse një edicion më parë edhe këtë herë do të mbahet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

Ditën e sotme do të luhen edhe sfidat e para, teksa në radhët e femrave Kupa do të hapet me përballjen Studenti-Elbasani, takim që do të nisë në orën 15:00.

Në radhët e meshkujve në orën 17:00 do të zhvillohet sfida Apolonia-Besëlidhja, ndërsa në orën 19:00 do të luhet përballja Kamza-Elbasani.

Ndeshjet siç dihet janë me eliminim direkt, ndërsa të shtunën do të zbresin në parket edhe ekipet “big”. E diela do të jetë dita e finaleve si te vajzat gjithashtu edhe te djemtë.

Ndërkohë dje është përcaktuar edhe qyteti organizator i Superkupës mbarëkombëtare në basketbollin e meshkujve. Liga Unike dhe klubi i Trepçës kanë nënshkruar marrëveshjen, teksa ndeshjet do të luhen në Mitrovicë më datat 5-6 tetor në palestrën ‘Minatori’.

Në këtë event do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta, dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.

BAS (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"