Nga Valbona, Naftëtari dhe Luftëtari. Lajmet e fundit nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 19:06

Nga Valbona, Naftëtari dhe Luftëtari. Lajmet e fundit nga Kategoria e Dytë

Valbona është në delir pas ndalesës së Besëlidhjes nga Tërbuni në Lezhë. Pukjanët i bënë një nder tropojanëve, në momentin kur kampionati ka arritur kulmin. Valbona tani i ka të gjitha rrugët e hapura dhe e ka vetë në dorë fatin për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-dyte

 

Lidhur me këtë ecuri të Valbonës, administratori Saimir Neza për “Panorama Sport” u shpreh. “Jam shumë i lumtur, që më në fund jemi pranë objektivit për të cilën ndërtuam këtë ekip. Prej dy vitesh po investohet fuqishëm në klub për të arritur objektivin. Krijuam një skuadër me lojtarë elitarë si Progni, Birja, Ymeri, Joti, Mashi, Da Silva, Mziu etj. Edhe vitin e kaluar ishim pretendentë për t’u ngjitur, por në fazën përfundimtare me Lushnjën, fati nuk qe me ne.

Këtë sezon kemi arritur të jemi skuadra më e mirë e Grupit A dhe mbyllëm fazën e parë pa asnjë humbje. Ecuria jonë ka qenë gjithnjë rezultative, pavarësisht disa “stërkëmbësave” që na vendosën në Lezhë. Na kanë mbetur edhe tri ndeshje për të luajtur deri në mbyllje të garës, me Ilirinë, Naftëtarin e Murlanin. Shpresojmë shumë që të mos gabojmë, pasi tani rruga është e hapur dhe nuk presim më “dhurata” nga rivalët. Çdo gjë varet nga këmbët tona. Jam plotësisht i bindur se Valbonës do t’ia dalë këtë herë duke u renditur në vendin e parë dhe për të realizuar ëndrrën historike”ABDULLA DUSHKU

 Naftëtari

Kuçovarët, pas një mungese të gjatë, rikthehen te fitorja. Naftëtari mundi minimalisht Gramshin, ku nuk mungoi as mbështetja e tifozëve kuçovarë. Në lidhje me këtë takim mbrojtësi Bledar Kulaj tha: “Ishte një ndeshje jo e lehtë, ndaj një kundërshtari që kërkonte rezultat pozitiv.

Vuajtëm disi, por në fund realizuam objektivin dhe morëm një fitore të çmuar, e cila na mungonte për disa javë me radhë”. ARBEN ÇEPANI

 Luftëtari

Pas fitores së fundit me Maliqin, trajneri i Luftëtarit, Edmond Dalipi, u shpreh: “Fituam me Maliqin në shtëpi dhe për këtë jam i lumtur. I falënderoj lojtarët për shpirtin e garës. Interpretuam mirë takimin, mbështetur te fryma e grupit dhe kualitet që kemi në ekip. Nuk më intereson kush ekip fiton dhe kush humbet. Jemi të përqendruar te ndeshja me Orikumin për të menduar më pas për ndeshjen finale me Pogradecin”. TOMOR SHEHU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"