Nga sulmuesi gjerman te ylli që erdhi me bujë në verë, ja kush janë lojtarët që rrezikojnë largimin nga Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 12:26

Nga sulmuesi gjerman te ylli që erdhi me bujë në verë, ja kush janë lojtarët që rrezikojnë largimin nga Bajerni

Tomas Tuhel e ka shprehur dëshirën se kërkon të paktën 3 përforcime në verë mbi reparte të ndryshme. Ndërsa “Bild” ka zbuluar se bordi ka vendosur kotën e 150 milionë eurove që mund të shpenzohen në treg.

bajern

Kjo kuotë jo e madhe, e ka kthyer fokusin te grupi aktual, pra kush mund të sakrifikohet në mbushjen e arkave, të cilat mund të siguronin lojtarë me peshë në gjirin e kampionëve.

Serzh Gnabri, Leroi Sane, Bouna Sarr, Sadio Mane, Marsel Zabicer, Aleksandër Nybel dhe Benzhamë Pavar janë në “listën e zezë” që rrezikojnë largimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"