Nga merkato te të ikurit, ja arsyet e paraqitjes zhgënjyese të Tiranës në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 19:15

Nga merkato te të ikurit, ja arsyet e paraqitjes zhgënjyese të Tiranës në Zvicër

Tirana nuk ia doli të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League, jo vetëm prej forcës, por edhe gabimeve që janë bërë gjatë kësaj vere. Nëse presidenti i Tiranës, Refik Halili nuk është kursyer në para dhe ka derdhur shuma të konsiderueshme duke ofruar shumë lojtarë me CV të mirë, problemi qëndron te cilësia e tyre në fushën e lojës. Ose më saktë, gabimet e drejtuesve të merkatos kanë qenë thelbësore.
TIRANA JANG BOJS
1 – Tirana largoi gjysmën e skuadrës dhe afroi lojtarë të rinj, të cilët në fushën e lojës nuk kanë bindur. Problemi është edhe më i madh kur kërkon t’i heqësh në momentet e fundit dhe rrezikon të mbetesh pa futbollistë. Nxitimi apo mosvlerësimi i mirë i lojtarëve ka sjellë një dëm të pariparueshëm për Halilin që tani sheh një skuadër pa stol, por me shumë emra që ngrohin karrigen dhe që u ofrohet të lënë skuadrën. Avdijaj, Toli, Tafa apo të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur dhe kjo është parë në fushë. I vetmi që e pëson, e përsëris është Halili që paguan lekët.
MAJKELL NGO
2 – Problemi tjetër i madh është se në fund të sezonit largon qendërsulmuesin Majkëll Ngo. Është normale të largosh një futbollist të padëshirueshëm, por duhet ta zëvendësosh me një lojtar të të njëjtit nivel. Më e keqja është ideja se Ngo mund të zëvendësohet nga Muçi, i cili është sulmues i dytë dhe djaloshin më shumë e vë në presion sesa e rrit.
tirana kampion
3 – Filozofia, marrim të rinj dhe i rrisim nuk bën për Tiranën 100 për qind. Bardheblutë ose do të kenë një ekip paralel në Superiore, ose nuk duhet të afrojnë të rinj. Viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm. Tirana mori më të mirët dhe doli kampion. Sivjet kishte mundësi të afronte emra të vlefshëm si Bregu, Krasniqi, Musta e shumë futbollistë të tjerë. Nëse merrte ata jo vetëm që në Europë, ekipi do të ishte kompetitiv. Një vendim gabim që mund t’i kushtojë të qenit pretendentë për titull këtë sezon, sepse nëse ishin afruar lojtarët e mësipërm, gjërat do të ishin ndryshe.
Bekaj
4 – Problemet kanë edhe anët pozitive. Nga merkatoja është e qëlluar blerja e Visar Bekajt. Portieri e tregoi veten që në ndeshjen e parë dhe për këtë këmbëngulja e Refik Halilit është për t’u vlerësuar. Sa për afrikanët nuk mund të flitet, sepse ata duhet të tregojnë veten në fushë dhe ka ende kohë. Ka shenja të mira prej tyre, por është shpejt për të folur.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"