Në mbrëmje, pritje madhështore për kampionët e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2014 | 9:52

Në mbrëmje, pritje madhështore për kampionët e Botës

Godelli shpallet kampion boteMbrëmjen e sotme, rreth orës 19:50 do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” delegacioni shqiptar i peshëngritjes, i cili e mbylli në mënyrën më të mirë eventin e Almatit të Kazakistanit. Edhe në pjesëmarrjen e kaluar nga kampionati europian i Izraelit ku Shqipëria e shtangës triumfoi, ra në sy prezenca e titullarëve të sportit në vend. Atë mbrëmje ka dalë vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ndërkohë, e freskët është pritja prej heronjsh që drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar i bënë Kombëtares së futbollit pas ndeshjes së zhvilluar në Beograd ku ranë pre e dhunës dhe koreve raciste nga tifozëria vendëse. Atë mëngjes, veç zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe ministres Nikolla, ranë në sy edhe qindra tifozë kuqezinj në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"