Në Angli e bëjnë të sigurt, ja kur do të rikthehet Broja që të luajë me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 23:02

Në Angli e bëjnë të sigurt, ja kur do të rikthehet Broja që të luajë me Çelsin

Armando Broja duket se është në fazën e fundit të rikuperimit, pas atij dëmtimi që mori gati një vit më parë në miqësoren kundër Aston Vilës.

broja

Siç bëjnë me dije mediat londineze pranë Çelsit, sulmuesi shqiptar ka nisur stërvitjen me skuadrën e e parë dhe pas kombëtareve do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit për të ndihmuar “Blutë”.

Sipas tyre, Broja do të jetë i gatshëm për Mauricio Poçetinon në 17 shtator në sfidën e radhës që Çelsi do të luajë kundër Bërnmuth në kampionat, fill pas grumbullimit të kombëtareve.

Gjithashtu 21-vjeçari shqiptar do jetë një forcë e shtuar për sulmin e “Bluve”, të cilët nuk po gjejnë aspak siguri me senegalezin, Nikolas Xhekson.

“Ne duhet të presim. Ai është afër rikuperimit, por ndonjëherë hapi i fundit është dhe më i vështiri pas një dëmtimi të tillë që pësoi Broja. Ai është stërvitur mirë, ne gjithashtu shpresojmë. Është e lehtë të thuash që na duhet një sulmues tjetër, por ne i kemi dhe presim që të rikuperohen”, u shpreh Poçetino pas ndeshjes me Notinghemin.

Sipas mediave pranë klubit, fjalët e trajnerit argjentinas mund të përkthehen dhe si një shpresë se Broja do të mund të jetë titullar, nëse Xhekson vazhdon të mos bindi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"