Ndryshime te Kastrioti, zgjidhet ndihmësi i trajnerit Emiljano Çela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 11:55

Ndryshime te Kastrioti, zgjidhet ndihmësi i trajnerit Emiljano Çela

Kastrioti pak ditë më parë emëroi në krye të pankinës së saj, Emiljano Çelën, që më parë ka qenë dhe ish-lojtari i krutanëve.

BEKIM KULI

Së fundmi klubi i Kastriotit ka emëruar si zëvendëstrajner një emër të njohur si Bekim Kuli.

Ky ndryshim vjen si pasojë se me largimin e Ramadan Ndreut, u largua dhe stafi i tij Shkëlzen Rustami dhe Gëzim Rama.

Kastrioti do të luajë ndeshjen e saj ndaj Partizanit sot në orën 13:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa do të synojnë suksesin e dytë radhazi për të luftuar që të dalin nga zona e ftohtë e tabelës.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"