Ndizen “turbinat”, Partizani me sprint për titullin. Ja 5 pikat kyçe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 9:35

Ndizen “turbinat”, Partizani me sprint për titullin. Ja 5 pikat kyçe

Do të duhej të mbërrinim te derbi i kryeqytetit, që Partizani i Orges Shehit të tregohej skuadra që të gjithë presin. Megjithëse nuk ishte paraqitja perfekte, fakti që triumfuan me përmbysje dhe ruajtën rezultatin me fanatizëm për një pjesë të tërë, tregon se “injeksionet” e Shehit po nisin të japin efekt. Por, çfarë u “ndez” pas derbit te Partizani?

partizani

1.SULMI – Ndaj Tiranës shënuan Cara dhe Skuka. Kavajasi e kërkonte golin prej shumë ndeshjesh dhe duket sikur u shfaq në momentin e duhur. Dibrani konfirmohet si “ujk” i betejave të mëdha.

2.SHEHI – Fakti që skuadra nuk po ndizej siç ai donte, kishte vënë në vështirësi edhe vetë Shehin, që pas kësaj fitoreje, vë gjithçka në vijë dhe vijon punën i qetë, pa shumë presion në ajër.

3.EKIP I PLOTË – Mungesat e vetme të këtij Partizani janë Keko, që pritet të kthehet së shpejti dhe Bytyçi. Shehi tashmë ka liri zgjedhjesh dhe me kthimin e Bintsukës mund të ndryshojë më shumë.

4.MAGET – Ndaj Dinamos senegalezi mungoi dhe Partizani e pati të vështirë të dominonte në zënien e hapësirave dhe në duelet në mesfushë. Në derbi nuk bëri ndeshjen perfekte, por me Maget në fushë, skuadra ka garanci dhe personalitet.

5.MBROJTJA – Partizani ka vuajtur shumë menaxhimin e ndeshjeve deri më tani. Ndaj Tiranës përmbysi që në fundin e pjesës së parë dhe e ruajti avantazhin deri në fund, duke u treguar ekip solid mbrapa. Me këto elemente që nisin të funksionojnë, të kuqtë kthehen në rrugën e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"