Ndahet nga jeta Ymer Pampuri, rekordmeni olimpik i peshëngritjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2017 | 13:00

Ndahet nga jeta Ymer Pampuri, rekordmeni olimpik i peshëngritjes

Është ndarë nga jeta ditën e sotme legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri. Pas një ataku kardiak, zemra e tij ndaloi së rrahuri në moshën 73-vjeçare.

ymer pampuri

Pampuri është rekordmeni i parë dhe i vetëm olimpik i Shqipërisë teksa në Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972 ngriti në stilin e forcës në peshëngritje 127.5 kilogramë. Ky rezultat është akoma dhe sot në fuqi i pathyer duke qënë se stili i forcës nuk praktikohet më në peshëngritje.

pampuri

Përveç medaljeve të shumta të fituar në karrierën e tij që zgjati deri në vitin 1981, atij i janë akorduar edhe titujt “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"