NBA/ Rekord negativ, Detroit Pistons pësojnë humbjen e 27-të radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 16:02

NBA/ Rekord negativ, Detroit Pistons pësojnë humbjen e 27-të radhazi

Në NBA vazhdojnë sfidat e sezonit të rregullt në të dyja konferencat. Minnesota vijon të ruajë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pavarësisht humbjes 129-106 në fushën e Oklahoma City Thunder.

GGGG

Dy skuadra pretendente në këtë kah të NBA-së, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Alexander Shai që ishte më i miri me 34 pikë. Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim fitoren. Për pasojë, Oklahoma mbetet në vendin e tretë, por ka 4 ndeshje më pak se Denver i vendit të dytë dhe mund të ngjitet akoma më shumë. Po në Perëndim, pas kohës shtesë triumfon skuadra e Memphis Grizzlies, që mundi 116-115 Neë Orleans Pelicans.

Fitorja e katërt radhazi për Memphis, që lë pas krizën e fillimit të sezonit dhe u kthehet pretendimeve të zakonshme për një vend në “play-off”, edhe pse do të jetë e vështirë. Ndërsa në Lindje, fiton Brooklyn Nets, që falë 24 pikëve të Johnson, mundi 118-112 Detroit Pistons jashtë fushe, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Cunningham për vendasit.

Një sukses që ngjit Brooklyn në vendin e nëntë, por ende larg objektivit minimal, për të qenë brenda 6 skuadrave më të mira. Pavarësisht startit të mirë të sfidës, Pistons shënuan një tjetër disfatë duke vendosur kështu një rekord të ri negativ. Kjo ishte humbja e 27 radhazi për ta, duke thyer kështu rekordin negativ që më parë mbahet nga Filadelfia 76ers.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"