“Na ndihmoi shumë Kozi që priti penalltinë”, Fjoart Jonuzi: Përmbysim Kukësin dhe shkojmë të karikuar në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 18:03

“Na ndihmoi shumë Kozi që priti penalltinë”, Fjoart Jonuzi: Përmbysim Kukësin dhe shkojmë të karikuar në derbi

Tirana mori një fitore me shumë vlera në Elbasan ndaj Erzenit, me bardheblutë që tashmë e shohin veten shumë pranë realizimit të objektivit, “Final 4”.

jonuzi

I kënaqur për këtë fitore mesfushori Fjoart Jonuzi, i cili nuk harron pa falenderuar portierin Kozi, i cili priti një penallti. “Morëm një fitore të vyer dhe të merituar, por pjesën më të madhe të meritës e ka portiere Kozi, sepse ai na priti penalltinë në momentet më delikate të sfidës. Nuk kemi reziluar ende asgjë, por kemi besim se në përfundim të sezonit do të kemi përmbushur të gjitha.”

KUPA – Sa i takon sfidës së kthimit në Kupë kundër Kukësit, Jonuzi u shpreh: “Natyrisht, besojmë te përmbysja. Fitorja e sotme ndaj Erzenit na dha edhe më shumë moral, ndaj do të bëjmë të pamundurën të shkojmë në finale të Kupës. 2 gola janë shumë në futboll, por edhe jo, mund t’I përmbysim. Do të japim më të mirën”.

DERBI – “Së pari, mendojmë për Kupën. Nëse do të bënim mirë ndaj Kukësit, do të na jepte shumë besim për derbin. Dihet se cfarë ndeshje është, por Tirana gjithnjë kërkon fitoren, për më tepër që na duhen tri pikët për objektivin tonë. Titulli? Së pari, duhet të jemi të sigurtë në katërshen e parë, pastaj flasim për titullin” – përfundoi Fjoart Jonuzi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"