Muzaka fiton gjyqin, lojtar i lirë dhe merr 107 milionë lekë nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2017 | 19:59

Muzaka fiton gjyqin, lojtar i lirë dhe merr 107 milionë lekë nga Tirana

Gjergji Muzaka është një futbollist i lirë dhe mund t’i bashkohet menjëherë cilësdo skuadër në Shqipëri apo jashtë saj. Ky është vendimi që është dhënë sot nga Dhoma e Zgjidhjeve së Konflikteve në çështjen që mesfushori kishte hapur kundër klubit të Tiranës. Njëkohësisht, FSHF detyron Tiranën t’i paguajë rreth 107 milionë lekë (të vjetra) futbollistit.

muzaka

 

DHOMA KOMBETARE E ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE PER CESHTJEN MUZAKA

1.Pranimin pjesërisht të kërkesës së paditësit Gjergji Muzaka.

2.Zgjidhjen e kontratës me KF “Tirana” dhe lënien e lirë të lojtarit.

3.Detyrimin e KF “Tirana” t’i paguajë paditësit shumën prej 10.697.000 lekësh.

4.Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës.

5.Shpenzimet gjyqësore në shumën 100.000 lekë i kalojnë KF “Tirana”

Kundër vendimit lejohet ankimimi në CAS si dhe vendimi i arsyetuar do t’u komunikohet palëve sapo të jetë përfunduar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"