Murinjo bën “shopping” në Itali, vëzhgon “murin” e Interit dhe talentin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 8:24

Murinjo bën “shopping” në Itali, vëzhgon “murin” e Interit dhe talentin italian

Zhoze Murinjo nisi pak kohë më parë një aventurë të re te Totenhemi në Premier Ligë. Ish-trajneri, mes të tjerash i Portos, Realit të Madridit dhe Interit, ka marrë drejtimin e klubit londinez duke e gjetur këtë të fundit në vendin e tetë të klasifikimit, ku e la Maurisio Poçetino dhe ka për detyrë ta rikthejë mes vendeve të para në Angli. 

murinjo

Menjëherë portugezi ka nisur të përgatisë listën e emrave për përforcimet e mundshme, mes të cilëve ndodhet edhe një lojtar i Antonio Kontes.

Lajmin e kanë raportuar ditën e djeshme mediat italiane, sipas të cilave, emisarë të “Spërsave” do asistojnë sot sfidën mes Interit dhe Romës në “San Siro”.

skriniar.inter.2019.20.750x450

Të vëzhguarit e veçantë do të jenë Amadu Diavara dhe Nikolo Zaniolo të Romës, por edhe Milan Shkriniar i Interit. Tri ide që mund të marrin jetë javët e ardhshme, ndoshta ish-mesfushori i Napolit që në janar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"