Mungon Agastra, Kulli: Shënoj unë edhe për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2012 | 13:31

Mungon Agastra, Kulli: Shënoj unë edhe për të

Ekipi pukjan ka shënuar 16 gola në 11 javë kampionat, nga të cilët 5 Kulli dhe 5 Agastra. Pra, dyshja e sulmit pukjan ka shënuar më shumë se çdo repart sulmi në Kategorinë e Parë. Por për ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë, Agastra mungon për shkaqe kartonësh dhe Kulli është shprehur se do ta mbulojë këtë hapësirë të lënë bosh. “Mungesa e Agastrës është e rëndësishme për ne, por unë do të shënoj edhe për të. Pra, nuk do të ndihet mungesa e tij në ndeshje. Jemi të karikuar ta fitojmë takimin dhe të marrim maksimumin. Luajmë ndaj një ekipi të fortë si Iliria, por nuk do të tolerojmë, pasi ndeshja është në ‘shtëpinë’ tonë. Ftoj të gjithë tifozët të na mbështesin dhe ta kthejmë në festë”, – përfundon 20-vjeçari, që qëndron në krye të listës së golashënuesve me 5 gola.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"