Mungojnë 3 titullarë në Kukës, edhe Kaçorri nuk ia del për Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 22:55

Mungojnë 3 titullarë në Kukës, edhe Kaçorri nuk ia del për Dinamon

Dinamo do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e së dielës në Kukës, e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Janë tre titullarë, që do të mbeten jashtë kësaj sfide shumë të rëndësishme dhe trajneri Dritan Mehmeti duhet të modifikojë formacionin. Përveç Gudiabit dhe Zabërgjës, të cilët kanë marrë kartonin e 4-t të kartonëve të verdhë në ndeshjen e së mërkurës kundër Teutës, në Kukës nuk do të jetë as Kaçorri.

dinamo

Dy të parët janë të skualifikuar, kurse sulmuesi vazhdon të vuajë dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Skënderbeun. Kaçorri po vazhdon fazën e rikuperimit, por me shumë gjasa e ka humbur edhe ndeshjen e kësaj jave. Lajmi i mirë ështëse në sulm kthehet Lorenco Vila, i cili ishte i skualifikuar kundër Teutës. Në këtë ndeshje trajneri Mehmeti provoi Markun të avancuar në tëdjathtë, bashkë me Denisonin dhe Zabërgjën. Në pjesën e dytë aktivizoi Tahirin dhe ndoshtaky i fundit do të ketë shansin që të luajëndeshjen e parë si titullar me Dinamon këtëfundjavë.

Stafi teknik ka edhe dy ditë kohëpër ta përgatitur sfidën me Kukësin, ku mungesa që peshon më shumë është ajo e Gudiabit, një lojtar që kryen një volum ta madh loje, sidomos në aspektin sulmues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"