“Mund të rrahësh gjithkënd e të rrah gjithkush”, Cungu pas fitores me Vllazninë: Viti i duhur për të fituar titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 20:48

“Mund të rrahësh gjithkënd e të rrah gjithkush”, Cungu pas fitores me Vllazninë: Viti i duhur për të fituar titullin kampion

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, e ka vlerësuar fitoren e sotme me përmbysje të skuadrës së tij si testin e rëndësishëm që i duhej ekipit për të konfirmuar formën që po kalonte.

bandicam 2024-04-13 20-21-02-888

“Ishte një trepikësh me shumë vlera, në disa këndvështrime. E para se vazhdojmë të kemi nevojë për pikë. E dyta ishte pas një rritje javë pas jave me lojë e rezultate, u desh të tregonim që nuk jemi rastësisht këtu në këto momente. Mund të marrësh rezultat, por është e vështirë të mbash nivelin, ndaj deshëm ta konfirmonim këtë stabilitet edhe në ndeshje.

Bluza me Shkodrën? E vesh shpesh dhe mendova ku mund ta demonstroja dashurinë për Shkodrën më shumë se në Shkodër. Është një bluzë e një miku i cili ka bërë një miks mes traditave të Shkodrës dhe dizajnit të “Kenzo”. Një dhuratë jo vetëm për mua, por edhe për Shkodrën.

Në pjesën e parë ndoshta kishte momente të mira për ne, edhe të Vllaznisë. Por unë preferoja të ishim pak të kujdesshëm, duke parë situatën, apo agresivitetin, nivelin e lojës së Vllaznisë dhe mund të merrnim masa. Nëse e vutë re, unë çova në nxemje që në minutë të 20, sapo pësuam golin, dy lojtarë që i futa më pas se nuk kishim çfarë të humbnim më. Hodhëm lojtarë në mesfushë, djemtë u futën mirë në lojë. Të njëjtën gjë kanë bërë në Durrës, edhe me Partizanin dhe jep efikasitet. Duhet kujdes në minutat e fundit se vuajtëm në Durrës, edhe Vllaznia na vuri në vështirësi me shtatlartësinë e tyre. Komplimente djemve për shortin e garës, komplimente edhe Vllaznisë se është me meritë për pozicionin ku gjendet aktualisht dhe i uroj titullin. Ku ka më mirë se ky vit për Shkodrën dhe Vllazninë se ka ditëlindjen se feston 105 vjetorin klubi.

Mendoj se Ujka është duke bërë disa ndeshje radhazi të mira për mendimin tim, në rritje që kur erdha, ka kualitet. Është një lojtar i cili di të interpretojë mirë fazat e lojës dhe sistemet, me ndërtimet e tyre. Lufton shumë, në pjesën e dytë ishte para mbrojtjes, sot ishte vendimtar me golin e tij. Futbolli kështu është, ndoshta nuk e bën ku duhet ku është me ë lehtë si me Partizanin, por të jep mundësi në një moment tjetër vendimtar për ekipin tonë. Jam i kënaqur, por pretendoj shumë më tepër se me cilësitë që ka, ka mundësi të ndihmojë edhe më shumë ekipin. Sobouale kishte probleme fizike edhe sot, u mundua e bëri më të mirën e tij. Na shërbeu shumë me Partizanin e në Durrës, nuk është në 100. Kanë mbetur edhe 5 javë, kërkojmë kontributin maksimal jo vetëm të tij, por të gjithë lojtarëve të pranishëm.

Laçi ka vuajtur në ndeshjet brenda, ndoshta edhe çështje fati. Ia kam vënë psikologjike për shkak të situatës jo të këndshme. Me rezultate pozitive them se kërkohet trepikëshi se me një pikë nuk shkohet askund. E pamë veten në pozita të rrezikshme. Është një ekip i ri, një pjesë e madhe janë për herë të parë në Superiore. Kanë nevojë për të luajtur, marrë minuta, pjekur e për të marrë më të mirën e rritur nivelin individual të klubit. Jam i kënaqur me ndeshjet e fundit, kemi gabime për të rregulluar, por duhet t’i japim kurajë e vetëbesim lojtarëve për të luajtur në nivelet e kërkuara.

Edhe pse nuk kam qenë për dy vite e gjysmë në Superiore, janë disa kampionate, 3-4 vitet e fundit, ku mund të rrahësh gjithkënd e të rrah gjithkush, nuk ka rëndësi në shtëpi apo jashtë. Është kampionat i vështirë ç’ është e vërteta. Duhet të kërkojmë të rritet niveli i kampionatit se nuk ka më emra të mëdhenj apo me histori, por ka ekipe që investojnë e luftojnë dhëmb për dhëmb më të gjithë. Kjo është evidente”, tha Cungu për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"