MOVIOLA/ Penalltia e saktë, gjyqtari dha vendime të drejta në Laçi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 20:27

MOVIOLA/ Penalltia e saktë, gjyqtari dha vendime të drejta në Laçi-Teuta

Laçi-Teuta u gjykua nga Kreshnik Cjapi, ndërsa në sistemin VAR ishin Juxhin Xhaja dhe Alfred Shkreta. Ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga arbitrat, ndërsa pati vetëm dy raste të diskutueshme.

sdfsdfsdsdfsdfsdfsfdsfd

40’ Arbitri ndërpret lojën për një rast në zonën e Teutës, ndërsa pret përgjigjen e VAR-it për të verifikuar nëse ka prekje të topit me dorë ose jo nga mbrojtësi Jazxhi. Ky i fundit largoi topin pas goditjes së Kryeziut, por devijimi nuk ishte me dorë dhe kjo u konfirmua më pas nga pamjet filmike. Edhe kurbinasit nuk protestuan për penallti.

84’ Një prekje e topit me dorë në zonë nga Tresa, detyron arbitrin Cjapi të akordojë 11-metërsh për durrsakët. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi në momentin e harkimit në zonë të Gjinollarit për Peposhin, Tresa bllokon topin me dorën e djathtë. Pamjet filmike konfirmuan gjithçka, ndërsa edhe arbitri ishte afër aksionit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"