Moviola/ Gjykim me dy standarte për kartonët, Meta kursen lojtarët e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 20:42

Moviola/ Gjykim me dy standarte për kartonët, Meta kursen lojtarët e Kukësit

Takimi Partizani-Kukësi, i vlefshëm për javën e 20-të të Superiores, u gjykua nga pesë gjyqtarë të kolegjiumit të Tiranës. Kryesor ishte Kridens Meta. Gjyqtarë anësorë ishin Denis Rexha dhe Nerti Bregasi. Ndërsa arbitër pas porte ishin Olsi Sokoli dhe Orlando Kuka.

kukesi partizani

Gjyqtar i katër ishte Paulin Simoni nga Lezha. Ky takim i pati të gjitha, ku nuk munguan kartonët e verdhë dhe të kuq, gol i anuluar dhe tension e ofendime. Shkak për këtë tension u bë gjykimi me dy standarde i kryesorit Meta dhe ndihmësit të parë Rexha. Gjyqtari mbajti një kut të ndryshëm për ndërhyrjet që shkaktonin lojtarët, por nuk munguan edhe gabimet në fund të ndeshjes.

Duhet përmendur se kartonët e verdhë për Partizanin ishin të drejtë, por me standardin e vlerësimit të tyre gjyqtari duhet të kishte vepruar edhe te verilindorët. Në minutën e tretë, Bakaj bën një faull taktik ndaj Kulum, gjyqtari akordon thjesht goditje dënimi për Partizanin dhe fal të verdhin Bakajt. Kartonët e verdhë të dhënë për Partizanin nuk kanë nevojë për moviolë, pasi qëndronin. Gjatë pjesës së parë pati edhe disa ndërhyrje të tjera nga kuksianët ndaj të kuqve, por gjyqtari vijoi lojën.

partizani kukesi

Gjatë kësaj pjese, por edhe gjatë gjithë takimit arbitri nuk i mori në konsideratë ofendimet e tifozëve, kryesisht ndaj Bakajt. Në asnjë rast nuk e ndaloi lojën. Në minutën e 51-të, Guri shkakton një faull nga prapa ndaj Sulejmanit, gjyqtari nuk akordon karton të verdhë. Një minutë më pas edhe Musolli ndë- rhyn ndaj Asanit, por sërish asnjë masë disiplinore. Në minutën e 61- të, Imami shkakton faull ndaj Kulum, por arbitri jep goditje për Kukësin. Në minutën 79-të anulohet goli i Bardhit. Asani kroson nga një goditje dënimi, topi devijohet me kokë nga Ibrahimi dhe nxjerr Bardhin në pozicion jashtë loje.

Anësori Rexha, me të drejtë, akordoi pozicion jashtë loje. Në minutën e 91-të Bardhi, nga e djathta në dyluftim me Imamin, tërhiqen nga mesfushori i Kukësit para syve të anë- sorit Rexha dhe bie në tokë. Çuditërisht anësori valëvit flamurin duke sinjalizuar faull për Kukësin. Vendim i gabuar i Rexhës. Arbitri Meta gaboi edhe te ndëshkimi i Bakajt, i cili nisi të ofendonte me gisht tifozët pa dalë mirë nga fusha kur po zëvendësohej. Kur gjyqtari e ndëshkon nga pankina, nuk i jep të kuqin direkt, por fillimisht të verdhën e dytë dhe më pas masën ekstreme.

Ilir Cara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"