Moviola e Teuta-Egnatia/ Durrsakëve u mungon një penallti, ja rastet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 10:10

Moviola e Teuta-Egnatia/ Durrsakëve u mungon një penallti, ja rastet (VIDEO)

Në ndeshjen e luajtur dje në “Niko Dovana”, gjyqtar kryesor ishte Eldorian Hamiti, i cili mban edhe stemën e FIFA-s, ndërsa mnë VAR qëndruan Olsid Ferataj dhe Ilir Tartaraj. “Panorama Sport” ju sjell rastet për moviolë në përballjen Teuta-Egnatia 1-1.

7879887

39’ Peposhi harkon në zonë dhe kërkon penallti për devijim të topit me dorë nga Ndreca, por arbitri vijon. Pamjet i japin të drejtë Hamitit, pasi mbrojtësi i Egnatias e kishte dorën të mbledhur pas trupit. (VIDEO)

55’ Është sërish Peposhi, që pasi driblon Mëllugjën në hyrje të zonës, rrëzohet në momentin që ky i fundit i vendos të dyja duart në trup, duke ia prishur ekuilibrin për të vijuar inkursionin drejt portës. Hamiti vijon lojën, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për Teutën. Sistemi VAR nuk ndërhyri.

63’ Egnatia shënon me Fangajn pas një goditjeje këndi. Goli anulohet pasi fillimisht kemi të bëjmë me një faull të Malotës ndaj Krujës, në momentin e pasimit të mbrojtësit të Egnatias. Vendim i drejtë. (VIDEO)

90+4’ Fili futet në zonë dhe në përpjekje për të dribluar, pengohet nga këmba e majtë e Fangajt. Arbitri Hamiti akordon penallti për Teutën. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"