Moviola e Skënderbeu-Laçi/ Anësori gabon te goli, ka dyshime për 3 penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 10:30

Moviola e Skënderbeu-Laçi/ Anësori gabon te goli, ka dyshime për 3 penallti (VIDEO)

Pavarësisht të ftohtit që shkonte nën zero në takimin mes Skënderbeut dhe Laçit, atmosfera e krijuar në fushë ka qenë tepër e nxehtë edhe për dilemat që korçarët kanë në lidhje me gjykimin. Katër raste ishin për moviolë në këtë takim, të gjykuar nga kryesori Doda, me asistentë Mahmuti dhe Spahiu. Ndërkohë në VAR ishin Beqiraj dhe Shazivari.

VAR

32′ Rashica hyn një kundër një me Paolo Zhuniorin dhe në kufijtë e zonës rrëzohet, pas një ndërhyrje të mbrojtësit të Laçit. Doda akordon penallti menjëherë. Ndërkohë pas protestave, kryesori konsultohet me VAR-in. Pas rishikimit, vendos që ta anulojë penalltinë. (VIDEO)

45’+3′ Franklin rrëzohet në zonë pas një kontakti me Dajkon, por nuk ka asgjë për kryesorin. Kur loja ndalon, ai e konfirmon me VAR. (VIDEO)

86′ Lika kroson dhe Uçe shënon me kokë. Festë në stadium, por disa sekonda më vonë, anësori ngre flamurin dhe sinjalizon se topi kishte dalë në fundore gjatë krosimit. Gabimi ishte se duhet të kishte ngritur menjëherë flamurin, sapo pa që topi kishte dalë. (VIDEO)

90+3′ Liço rrëzohet në zonë, por për kryesorin nuk ka penallti. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"