Moviola e Partizani-Teuta/ Tri dyshime, Cjapi e Tartaraj vendosin drejt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 14:00

Moviola e Partizani-Teuta/ Tri dyshime, Cjapi e Tartaraj vendosin drejt (VIDEO)

Në ndeshjen mes Partizanit dhe Teutës, e drejtuar nga Kreshnik Cjapi, u anuluan dy gola dhe u akordua një penallti.

PARTIZANI

22′ Partizani shënon me Hadrojn, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Mensah, që dha asistin. Pamjet e ritransmetuara tregojnë se ganezi ka qenë pak centimetra më para. Moment për tu vlerësuar i Tartarajt. (VIDEO)

38′ Kotobelli ndërhyn me sparkatë ndaj Hadrojt në zonë dhe Cjapi akordon menjëherë 11- metërsh. Duket vendim i drejtë i kryesorit, pasi kapiteni i Teutës ndërhyn në kohë vonesë. (VIDEO)

82′ Teuta barazon, por Tartaraj shfaqet sërish dhe i ngrin festën. Faust realizon me kokë, por anësori me të drejtë e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"