Morata 99 ditë pa gol, Konte: Ndaj Totenhemit është një “finale” Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 11:50

Morata 99 ditë pa gol, Konte: Ndaj Totenhemit është një “finale” Champions-i

Derbi i Londrës nuk e gjen Çelsin në pozitë të mirë dhe Antonio Konte ka nevojë më shumë se kurrë për Alvaro Moratën. Blutë e Londrës do të mirëpresin Totenhemin në objektivin për të arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Por nëse sulmuesi spanjoll nuk do të shënojë ditën e sotme, atëherë do të arrijë 100 ndeshje pa shënuar në kampionat. Herën e fundit që ka arritur të shënojë ka qenë ndaj Brajtonit në vitin e kaluar. Çelsi-Totenhem do të luhet ditën e sotme në orën 17:00.

Morata dhe Azpilikueta

KONTE- Trajneri Antonio Konte e ka konsideruar si një finale për Champions-in sfidën e sotme ndaj Totenhemit. Italiani i jep ultimatum skuadrës që të marrë patjetër 3 pikët për të shpresuar për një vend në Ligën e Kampionëve. “Është një ndeshje e rëndësishme. Objektivi ynë është arritja në Champions dhe pastaj në finalen e FA Cup.

konte

Nëse fitojmë këtë ndeshje, mund t’i afrohemi Totenhemit, por nëse nuk e bëjmë, atëherë do t’i largohemi dhe kanë mbetur vetëm 7 ndeshje. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Me këtë ecuri që ka Liverpuli, ne duhet t’i ftojmë të gjitha dhe të mos bëjmë gabime”, ka thënë Konte.

STATISTIKA- Çelsi është i pamposhtur në 27 ndeshje të kampi onatit kundër Totenhemit në shtë- pi dhe 30 në të gjitha kompeticionet. Humbja e fundit ka ardhur në shkurtin e vitit 1990. Nga ajo datë: 18 fitore për blutë dhe 9 barazime.

Celsi

* Skuadra e Antonio Kontes ka humbur 4 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat. Ka arritur të fitojë vetëm 2.

* Blutë do të tentojnë të fitojnë 2 ndeshje radhazi në Premier Ligë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur që nga dhjetori.

* Totenhemi është ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në kampionat në vitin 2018. Të besuarit e Poçetinos kanë arritur 7 fitore dhe 3 barazime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"