Monza e Berluskonit përgatit goditjen e madhe, flet Galiani: Transferimi i Ikardit? Nuk është e pamundur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 18:42

Monza e Berluskonit përgatit goditjen e madhe, flet Galiani: Transferimi i Ikardit? Nuk është e pamundur…

Monza e Silvio Berluskonit duket se po përgatit një skuadër e cila jo vetëm do të kërkojë mbijetesën, por edhe do të aspirojë për Europën në sezonin e ardhshëm me emrat e bujshëm që po lidhen e klubin italian në këtë merkato, ku gjendet dhe ai i Mauro Ikardit.

453453545

Ka qenë vetë drejtori sportiv i klubit, Adriano Galiani i cili në një prononcim për mediat ka folur për ish-kapitenin e tij duke e cilësuar çështjen e transferimit të tij si jashtë kushteve momentale të klubit, por jo të pamundur.

“Ikardi? Ai dhe shumë lojtarë të tjerë kanë paga të cilat janë të papërballueshme nga ne në situatën momentale kur ndodhemi, por kurrë nuk kam thënë që është e pamundur.

Me Sensin jam takuar ditën e djeshme. I kam lënë disa ditë kohë për të vendosur.”, u shpreh Galiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"