MINIFUTBOLL/ Kombëtarja kuqezi, zyrtarizohet miqësore kundër Malit të Zi në shkurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2024 | 16:40

MINIFUTBOLL/ Kombëtarja kuqezi, zyrtarizohet miqësore kundër Malit të Zi në shkurt

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e parë për vitin 2024. Kuqezinjtë do të presin në Tiranë përfaqësuesen e Malit të Zi, takim miqësor që do të zhvillohet më datë 16 shkurt.

minifutboll kombetarja

Si gjithnjë boshti i Shqipërisë, me 12 lojtarë, do të jetë ai i skuadrës Prestige, ndërsa përfaqësuesja do të realizojë grumbullim për të përgatitur këtë miqësore. Duhet theksuar se kjo është Kombëtarja zyrtare që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare të minifutbollit, EMF dhe ËMF, të barasvlershme me UEFA-n dhe FIFA-n në futbollin me 11 lojtarë.

Një tjetër grumbullim Shqipëria do ta ketë edhe në muajin maj, teksa do të marrë pjesë në një turne me 4 shtete që do të mbahet në Malin e Zi. Për sa i përket Kampionatit Europian ai do të zhvillohet në Sarajevë nga data 1 deri më 9 qershor, vendim ky i marrë gjatë asamblesë së përgjithshme vjetore të EMF-së, e mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Në Europian do të matin forcat 24 përfaqësuese, ndërsa si gjithnjë pritet një organizimin perfekt. Për kampionatin do të ndërtohet një stadium me kapacitet 2000 vende, ndërsa do të krijohen gjithashtu zona tifozësh, si dhe ambiente argëtuese përreth stadiumit.

Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Shqipërisë së minifutbollit në një Kampionat Europian, pas “Ukrainë 2018” dhe “Sllovaki 2022”. Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë Kombëtarja Kuqezi për herë të parë në histori mori pjesë edhe në Kampionatin Botëror të Minifutbollit, aktivitet që u mbajt në tetor në Al Ras Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërkohë lista paraprake e lojtarëve që pritet të grumbullohen për miqësoren 16 shkurtit kundër Malit të Zi përbëhet nga Xhaferi, Hasanaj, Hysko, Rapo, Gjipi, Ademi, Limani, Kleidis Branica, Aldo Branica, Vasha, Mata dhe Gaxhaj. Trajner për miqësoren me malazezët do të jetë tekniku aktual i Prestige, Mandrit Dulo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"