Milani bën fitore me goleadë në Austri, Andre Silva shënon tripletë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 21:16

Milani bën fitore me goleadë në Austri, Andre Silva shënon tripletë (VIDEO)

Milani e ka lënë pas krahëve humbjen 4-1 të pësuar përballë Lacios në fundjavë në Serinë A dhe është rikthyer te fitorja duke mposhtur me goleadë 1-5 Austrinë e Vjenës në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Ligës së Europës.

milan

Çalhanollu kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 7, ndërkohë që Andre Silva dyfishoi shifrat në minutën e 10. Në minutën e 20 portugezi shënoi golin e tretë. Austriakët ngushtuan diferencën në minutën e 47 me anë të Borkoviç, por Andre Silva shënoi sërish në minutën e 56. Në të 63-tën ishte Suso që vulosi fitoren e Milanit.


Në takimin tjetër të këtij grupi, AEK-u i Athinës fitoi në transfertë ndaj Rijekës me rezultatin 1-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"