Merkato për sulmin, zbulohen dy lojtarët që ka piketuar Gvozdenoviç (Vide)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 9:39

Merkato për sulmin, zbulohen dy lojtarët që ka piketuar Gvozdenoviç (Vide)

Rezultatet jo fort të mira kanë detyruar Kukësin që t’i futet merkatos më herët se ekipet e tjera. Gjithçka nisi me daljet, ndërsa i pari që e hapi “siparin” ishte Hair Zeqiri dhe atë e pasoi mesfushori tjetër Samuel Gilmore (edhe pse ky i fundit nuk ishte i federuar me Kukësin, për shkak të një dokumenti që s’i mbërriti kurrë nga ekipi i tij i fundit).

Kukesi

Mbas dy largimeve, verilindorët afruan Albi Dostin, i cili shpalli “divorc” të parakohshëm me Teutën. Por, duke parë shkëputjen nga kreu dhe faktin Alijev, Shtubina apo dhe ndonjë tjetër, që nuk janë përshtatur, klubi është hedhur fuqishëm në merkato hyrëse.

Filip Osman

Ata mbyllën marrëveshjen me Osman Filip, i cili në janar do të jetë zyrtarisht futbollist i verilindorëve. Përgjegjës për përforcime është “graduar” Ivan Gvozdenoviç, i cili është vënë në kërkim edhe të një mbrojtësi të djathtë dhe qendre, si edhe mesfushori të djathtë dhe një sulmues qendror.

gvozdenovic

OBRADOVIÇ – Gazeta zbulon ekskluzivisht se ndihmëstrajneri i Kukësit, që po kryen edhe rolin e drejtorit sportiv, ka nisur intensivisht bisedimet me një sulmues race, të cilin ia ka prezantuar si opsion edhe presidentit. Bëhet fjalë për Marko Obradoviç. Serbi konsiderohet si një sulmues mjaft potent, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në ligën e dytë belge për llogari të Eupen dhe Francs Borains.

obradovic

Por jo vetëm, pasi ka provuar të luajë në Bosnje te Radnik dhe këtë sezon është transferuar në Premier Ligën kazake, me Aktobe. Obradoviç është pëlqyer shumë edhe prej trajnerit Milinkoviç. 27-vjecari luan jo vetëm si qendërsulmues, por edhe si sulmues i djathtë.

Palët kanë folur edhe për detaje kontraktuale, por sulmuesi kërkon një rrogë të konsiderueshme mujore, të cilën presidenti Gjici nuk e ka pranuar. Ky i fundit i ka ofruar një rrogë më të ulët nga sa lojtari pretendon. Edhe pse negociatat vijojnë, vështirë se sulmuesi do të ulje pjacën.

Budimir – Gvozdenoviç nuk ka udhëtuar vetëm në Serbi për të takuar Obradoviçin, po edhe në Kroaci dhe Bosnje. Në tokën kroate ka takuar një tjetër sulmues, i cili gjithashtu ka një CV të pasur. Bëhet fjalë për lojtarin e Rudes, ekipi i Ligës së Parë, Mario Budimir. Sulmuesi shtatlartë ka pasur një ecuri mjaft të mirë këtë sezon, pasi në 9 takime në Kroaci ka shënuar 7 gola.

Budmir

Budimir ka luajtur më parë për Ergotelis, Panaitolikos në Greqi, Apoel FC dhe Enosis në Qipro. Sulmuesi ka një fizik mjaft të mirë dhe shumë eksperiencë, i cili do zëvendësonte Pero Pejiçin te Kukësi.

Kërkesat e tij janë disi të lartë, por duke u krahasuar me pagën e Alijevit nuk ka diferencë të madhe. Të dy sulmuesit kanë kërkuar 70 mijë euro në sezon dhe disa bonuse në bazë të golave, gjë që presidenti Gjici vështirë ta pranojë përkohësisht.

Mario Budmir

Pritet që sapo të hapet merkato, Kukësi të lirohet nga Alijev, e më pas me rrogën e tij të paguhet një sulmues i një niveli të lartë. Alijev është sulmues i nivelit të lartë, por duke qenë se nuk është përshtatur dhe vetë lojtari dëshiron të largohet nga Kukësi. Pritet që palët të prishin kontratën në janar me konsensus.

Alijev merr një pagesë neto prej 6 mijë eurosh në muaj, pa harruar dhe bonuset, por ecuria jo e mirë ka bërë që t’i hapet rruga largimit të tij. Nëse Kukësi do arrijë të afrohet me Skënderbeun me pikë, atëherë klubi do sakrifikojë financiarisht edhe për merkaton për të ritentuar mbajtjen e titullit kampion, gjë që duket shumë e vështirë për momentin.

JAKOVLJEVIÇ – Gvozdenoviç ka udhëtuar edhe në Bosnje, ku ka takuar Slobodan Jakovlejviç, i cili ka rënë dakord për t’u bërë pjesë e Kukësit, por dhe kërkesa e tij financiare ka qenë e lartë për atë çka ofron presidenti Gjici dhe Kukësi.

Jakojlevic

Serbi i lindur në Prishtinë është mbrojtës qendre, ai është një nga shtyllat e ekipit të tij Zrinjskit, ekip që lufton për titullin kampion në Bosnje. Një gjë është e sigurt, Kukësi nuk do heqë dorë nga titulli dhe presidenti mund të bëjë sakrificë në merkato, pasi pritet që të largohen disa lojtarë të mirëpaguar

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"