Merkato/ Kastrioti “luks” përzgjedhjesh. Krutanët presin ecuri ndryshe nga pjesa e parë e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 23:47

Merkato/ Kastrioti “luks” përzgjedhjesh. Krutanët presin ecuri ndryshe nga pjesa e parë e sezonit

 Kastrioti ka qenë larg pritshmërive gjatë pjesës së parë të sezonit, ku u pozicionuan në vendin e tretë të klasifikimit. Nisur nga paraqitja e dobët, por dhe nga kërkesat e njëpasnjëshme të trajnerit Ndreu, drejtuesit afruar në merkaton e dimri lojtarë me eksperiencë. Mes tyre mund të veçohet Dejvid Kapllani, që në dy ndeshjet e luajtura ia doli të shënojë ndaj Korabit dhe Vorës.

KASTRIOTI

Me grup të plotësuar skuadra krutane ka vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e radhës me lushnjarët, që do ta luajë në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Trajneri Ndreu ka luksin e përzgjedhjes. Vet pozicioni ku ndodhet Kastrioti, në vendin e nëntë, e bën këtë ndeshje me vlera për krutanët, që kërkojnë të mos rrezikojnë. Ndaj kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë maksimumin, tri pikët e radhës ndaj Lushnjës.

Trajneri Ndreu për “Panorama Sport” pranoi se krutanët e vlerësojnë ekipin mik të Lushnjës, që ka ardhur duke e ngritur nivelin e lojës. Kastrioti nuk e ka luksin të bëjë hapa fals, sidomos përballë tifozërisë së vet. Pritet që numri i sportdashësve të jetë i madh në shkallët e stadiumit. Një tjetër plus për Kastriotin janë edhe afrimet cilësore, gati një formacion, ku disa prej tyre kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare me krutanët.

SHKELQIM HASANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"