Merkato e Flamurtarit, javë vendimtare për afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:47

Merkato e Flamurtarit, javë vendimtare për afrimet

Pavarësisht se jo me ritme të larta, merkatoja e Flamurtarit është e hapur. Klubi do ta afrojë edhe lojtarë të tjerë, ndërsa kjo javë do të jetë vendimtare. Vlonjatët janë në bisedime me Vlatko Drobarov. Gjasat janë që maqedonasi të bashkohet me ekipin së shpejti.

flamurtari stervitje

Mendohet që nga Maqedonia të ketë edhe ndonjë tjetër afrim. Po ashtu është thuajse e mbyllur me Albi Allën. Lojtari aktualisht është te Kukësi dhe pritet të mbërrijë në Vlorë pas ndeshjes së kthimit me Torpedon, e vlefshme për turin e tretë eliminator në Europa Ligë. Gjithashtu, përfliten emra të tjerë për t’u afruar te Flamurtari. Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për kuqezinjtë për sa i përket merkatos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"