Merkato e dimrit/ Kastrioti përforcohet në sulm, merr Allamanin nga Iliria e Fushë Krujës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 12:07

Merkato e dimrit/ Kastrioti përforcohet në sulm, merr Allamanin nga Iliria e Fushë Krujës

Kastrioti ka tri javë që po përgatitet për të zbritur në fushë, por ndeshja e shtyrë kundër Bylisit, ka bërë që tashmë të luajë sfidën e radhës në transfertë, të dielën kundër Korabit.

ILVI ALLAMANI

Trajneri Ramadan Ndreu ka vijuar normalisht seancat, ndërsa i duhet të bëjë zgjedhje të tjera në formacion pas largimeve të shumta, por edhe afrimeve që kanë plotësuar grupin. Së fundmi, sulmuesi Ilvi Allamani, i cili në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar me Ilirinë e FushëKrujës, ka nënshkruar kontratë për dy sezone me Kastriotin.

Ai iu bashkohet emrave të rëndësishëm si Dejvid Kapllani, Albi Metani dhe Alban Çejku, të cilët janë një forcë e shtuar për krutanët në vijimin e sezonit. Pritet që të dielën të debutojnë në Peshkopi një pjesë e afrimeve.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"